TË FUNDIT

Ngjarje tragjike/ Makina përplas për vdekje një person, ja ç’u gjet pranë trupit të pajetë…

Një ngjarje tejet tragjike është shënuar mëngjesin e sotëm në Urën Vajgurore, ku si pasojë e një aksidenti një person ka humbur jetën. Bëhet me dije se mjeti tip benz fuoristradë, me targa AA 232 PR ka përplasur për vdekje 71-vjeçarin Agim Hajdari, që udhëtonte me biçikletë.

Dyshimet e para të policisë janë se automjeti ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi por edhe biçikleta i ka prerë rrugën në përpjekje për të kaluar në anën tjetër të saj.

Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, 61-vjeçarin Avdulla Salillari dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. Ndërkohë që i moshuari ka qëndruar për disa minuta i pajetë në mes të rrugës, ndërsa pranë trupit shihet dhe një shishe qumështi, për të cilën duket se ka dalë nga shtëpia, për ta blerë.

Po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat