TË FUNDIT

Rikthehet me një sezon të ri “La Casa de Papel”

“La Casa De Papel”, është seriali spanjoll i cili ka pasur një sukses të madh ndërkombëtar falë Netflix.

Fansa nga e gjithë bota presin me padurim pjesë të reja nga seriali, i cili as këtë herë nuk i zhgënjeu shikuesit e tij.

“La Casa De Papel” po bëhet gati për një sezon të pestë, ndërsa xhirimet kanë nisur.

Ka qenë aktori në rolin e “Profesorit”, Alvaro Morte, i cili ka konfirmuar lajmin e rikthimit në llogarinë e tij në Instagram.

Ai ka ndarë një foto nga prapaskenat e xhirimeve, ndërsa krahas saj shkruan:

“U riktheva! Profesori u rikthye!”, duke gëzuar fansat e këtij seriali.

Prej kohësh po përflitej se sezoni i pestë i “La Casa De Papel” do të vinte shumë vonë në ekran për shkak të emergjencës Covid-19.

https://www.instagram.com/p/CC5uStco66J/?utm_source=ig_embed

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat