Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pak më parë te Metalurgjiku në Elbasan dhe për pasojë 7 punëtorë kanë mbetur të plagosur.
Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në repartin e oksigjenit.
Burimet thanë se 3 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë ndërsa 4 të plagosurit e tjerë me dëmtime të lehta, janë jashtë rrezikut për jetën.

