TË FUNDIT

U tha se vdiq nga COVID, dalin përgjigjet e testeve për familjarët e 21-vjeçares, akuzat e forta

Disa javë më parë një 21-vjeçare u tha nga Ministria e Shëndetësisë se ndërroi jetë nga COVID-19, por familjarët e kundërshtuan menjëherë këtë gjë, duke theksuar se Amantia nuk ishte e prekur nga COVID.

Raportohet se e gjithë familja e saj kanë rezultuar negativ pas realizimit të tamponeve 13 ditë pas shtrimit në Spital të vajzës më të re të familjes.

E motra e saj në 20 korrik në një intervistë për mediat tregoi gjithë ecurinë e ngjarjes se si e motra u shtrua në spital e deri në momentin kur u njoftuan për ndarjen e saj nga jeta, por mbi të gjitha kërkonte një përgjigje se pse asaj të ëmës, të atit dhe të fejuarit të së motrës iu bë tamponi 13 ditë më vonë.

“E kemi kërkuar me ngulm tamponin. Na kanë marrë informacion dhe nuk na kanë ardhur. Unë i kam marrë vetë në mëngjes në telefon dhe më thanë se duhet të na kuptoni se jemi të ngarkuar. Motra kishte disa ditë me temperaturë. I kishte shumë keq bajamet. Amantia ankohen nga mpirje krahu, fytyrë dhe mbajtje fryme.

I morëm në telefon se motra ishte keq. Më thanë se nuk vinin dot se nuk kishin veshjen e veçantë. Amantia ka zbritur me këmbët e saj nga shtëpia. Kur po prisnim ambulancën u nxi ng duart. I bënë tamponin dhe nuk morëm kurrë përgjigje. Kemi marrë vesh në 15 korrik që ajo ka vdekur, ndërsa në skedën e vdekjes shkruhet data 14 por pa orar.

Kam kërkuar kartelën për Amantian. Ajo s’ka ndenjur as 24 orë në intubim. Kam folur në telefon me të. U përkeqësua përnjëherë. Hera e fundit që kam folur ka qenë data 13 dhe më tha vetë që nuk ishte mirë”, u shpreh ajo disa ditë më parë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat