TË FUNDIT

Ishte i dehur, nxjerr armën në lokal dhe fillon qëllon, Policia jep njoftimin…

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 36-vjeçar i cili qëlloi mbrëmjen e djeshme me armë zjarri në ambientet e një lokali.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “10 korriku”, ndërsa fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar.

Vlorë

Në gjendje të dehur, qëlloi me armë zjarri në ajër në ambientet e një lokali, kapet dhe vihet në pranga nga Policia 36-vjeçari.

Në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, shtetasi Xh. S., 36 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike, dyshohet se ka qëlluar një herë me armë zjarri në ajër, në lokalin pranë një karburanti.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur prangosjen e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit Xh. S.

Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municionit” dhe “Kanosja”

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat