TË FUNDIT

“Nuk u verifikua në spital”. Ish-deputeti deklaratë të rëndë ndaj MSH: Emrat e të vdekurve me Covid….

Ish-deputeti Eduard Ndocaj ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Ditë e re”, teksa po flitej për situatën e krijuar si pasojë e pandemisë së COVID.  Ndocaj është shprehur shumë mosbesues ndaj rrezikshmërisë dhe vdekjeve që po shkakton Covid-19. Madje ka treguar dhe rastin e një 73-vjeçare nga Lezha e cila vdiq nga hemorragjia e brendshme, por Ministria e Shëndetësisë dhe lajmet e deklaruan vdekjes e saj si pasojë e Covid-19.

“Viktima e fundit që ka vdekur në Lezhë ka qenë një 73-vjeçare e cila ka vdekur nga hemorragjia e brendshme sepse është rrëzuar në shtëpinë e saj, ka thyer krahun dhe brinjët. Nuk është verifikuar mirë në spital kur ka shkuar sepse i kanë futur vetëm krahun në allçi dhe kur ka shkuar në shtëpi ka vdekur.

Ministria e Shëndetësisë dhe lajmet e japin se vdiq nga koronavirusi, por nuk është e vërtetë sepse ka vdekur nga hemorragjia e brendshme. Problemi i këtyre vdekjeve është se nuk japin as emrat. Nëse kjo është kaq e rrezikshme, është mirë që Ministria e Shëndetësisë të japë emrat dhe komshinjtë apo njerëzit e afërt të ruhen. Nuk kanë si i japin emrat sepse nuk ekzistojnë”, është shprehur Ndocaj.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat