TË FUNDIT

Ngjarje tragjike/ Gjendet i vdekur brenda në shtëpi 37-vjeçari në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një person është gjetur i pajetë në një banesë në zonën e Farkës.

Dyshimet e para janë se 37-vjeçari të ketë kryer vetëvrasje, por ngjarja është ende duke u verifikuar nga grupi i hetimit. Në trupin e të ndjerit janë konstatuar disa plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Nuk dihet ende identiteti i personit të pajetë, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e saj.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat