TË FUNDIT

Kurban Bajrami/ Besimtarët myslimanë falin namazin nën masat e Covid 19

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin. Ashtu sikurse kishin bërë me dije, mëngjesin e sotëm, besimtarët e kanë nisur me faljen e namazit nëpër xhami, ndonëse të diktuar nga një protokoll i veçantë për shkak të pandemisë së Covid-19.

Ceremonia qëndore e Kurban Bajramit, ku i pranishëm ishte dhe kryetari i Komunitetit Mysliman, H. Bujar Spahiu, u zhvillua në xhaminë e “Kokonozit” (Pazari i ri) Tiranë, ndërkohë që falja e Namazit ishte në 06:30, ndërsa

Hytbeja e Kurbanit në 06:35.

RREGULAT QË IU JANË KËRKUAR BESIMTARËVE QË TË RESPEKTOHEN

  • Marrja e abdesit të kryhet në shtëpi.
  • Të mbahet maska nga çdo besimtar.
  • Çdo besimtar duhet të ketë me vete sexhade personale.
  • Mbajtja e distancës fizike gjatë faljes.
  • Ndalohet përdorimi i abdesthaneve dhe tualeteve.
  • Personat me simptoma të sëmundjes nuk lejohen të hyjnë në xhami.
  • Hyrja dhe dalja në xhami të mos jetë në grup.
  • Të shfrytëzohen materialet dezinfektuese në hyrje të çdo xhamie.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat