Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë, ku 3 makina u përplasën me njëra-tjetrën në Fushë-Milot dhe 6 persona (të gjinisë femërore) mbetën të plagosura.
“Më datë 21.08.2020, rreth orës 00:10, në Derven, një mjet tip “Audi” me drejtues shtetasin E.M., është përplasur me mjetin tip “Benz” dhe me mjetin tip “Pezho” me drejtuese shtetasen O.S., e për pasojë janë lënduar drejtuesja dhe pasagjerët në mjetin tip “Pezho” shtetaset O.O., 30 vjeçe, S.O., 50 vjeçe, V.B., 20 vjeçe, Sh.B., 46 vjeçe, A.B., 21 vjeçe dhe A.V., 33 vjeçe, të cilat pasi kanë kryer kontrollin shëndetësor në spital janë larguar për në banesë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njofton policia.

