Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook një video të rrugëve të Shqipërisë të cilat kanë përfunduar dhe ato që janë në proces përfundimi, duke sulmuar opozirtën për punët e lënë përgjysmë.
Rama shkruan se gjatë qeverisjes së atëhershme u hapën kantiere ndërtimi, por që nuk përfunduan kurrë, teksa sipas tij, gjatë qeverisjes së PS-së, ka ndodhur e kundërta.
“Mirëmëngjesi dhe me “rrugë, rrugë, rrugët” e lëna rrugëve, që u “shitën” për punë e kryme, po në fakt jo s’u kryn po u kthyn në një mal me gropa borxhesh, si edhe me rrugët e reja të një Shqipërie, që me gjithë plot hallet e problemet ende për t’u zgjidhur, ka hyrë në rrugën e duhur të rritjes së qëndrueshme, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Rrugët e publikuara nga kryeministri Edi Rama
Tiranë- Elbasan e përfunduar
Bypass i Fierit e përfunduar
Bypas Vlorë përfundon në shkurt 2021
Bypass Tepelenë përfundon tetor 2020
Kardhiq- Delvinë përfundon 2021
Lin- Pogradec e përfunduar
Elbasan- Banjë e përfunduar
Rruga e Arbrit përfundon në maj 2021
Nyja e Milotit e përfunduar
7 ura të reja të përfunduara në Rrugën e Kombit
Unaza e Madhe e Tiranës
Unaza Lindore Loti 3, realizimi i punimeve 70%
Korçë- Ersekë Loti 1 e përfunduar
Skrapar- Përmet Loti 1 e përfunduar
Qukës- Qafë Plloçë përfundon në 2021
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/3084960128297691/

