4 persona janë plagosur si pasojë e një shpërthimi të ndodhur mëngjesin e sotëm në anijen “Blue Horizon”, në portin e Heraklion, në Greqi. Bëhet me dije se3 personat e plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën ndërsa njëri raportohet se është rëndë.
Trageti i pasagjerëve u ankorua në port rreth orës 6 të mëngjesit ndërsa shpërthimi në dhomën e motorit u shënua pak para orës 10, për arsye të panjohura deri më tani, raportuan mediat greke.

