Një 60-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Kavajës pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçare.
Vajza dhe i dyshuari abuzues, ndodheshin në plazhin e Golemit për pushime ndërsa mësohet se janë të dy nga Tirana.
Dyshohet se ai ka ngacmuar me fjalë vajzën dhe më pas ka kaluar edhe në veprime duke e prekur të miturën në pjesët intime.
Ndërkohë 60 vjeçari nuk ka pranuar se ka ngacmuar 13-vjeçare.
“Nuk e kam prekur. Unë e njoh prej kohësh, se jetojmë në të njëjtin vend kur vijmë me pushime, nuk është e vërtetë që e kam prekur vajzën apo të kem pasur tendencë për këto veprime”, mësohet të ketë deklaruar ai.
Sakaq prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

