Tetë persona janë prekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Elbasan. Bëhet me dij se një rast vjen nga bashkia e këtij qyteti, ku është infektuar një punonjëse.
Gjithashtu bëhet me dije se pas infektimeve në fjalë ka nisur edhe hetimi epidemiologjik. Shumë pjesëtarë të stafit të Bashkisë së Elbasanit, do t’i nënshtrohen tamponit, për të parë nëse janë të infektuar me Covid-19 apo jo.

