Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në tokë greke. Tërmeti ka qenë me magnitudë 4.7 dhe ka rënë rreth orës 03:18 sipas orës lokale në shtetin fqinj dhe epiqendra ishte 15 km në veri të Igoumenitsës.
Thellësia ishte 25 km, por lëkundjet ishin të forta sa u ndjenë deri në juglindje të Elbasanit.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.


