Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka publikuar pak më parë në Facebook, një video sensibilizuese mbi mënyrën e hyrjes dhe daljes në ambientet e shkollës.
“Hyrja dhe dalja nga shkolla, VETËM sipas rregullave të distancimit social e fizik, të përcaktuara qartë nga Instituti i Shëndetit Publik”, shkruan Shahini.
Nxënësit do të paraqiten në shkollë duke respektuar me përpikëri orarin e komunikuar nga mësuesi kujdestar i tyre. Ndërkohë, gjatë momentit të hyrjes në shkollë, nxënësit do të vendosen në radhë një nga një, me largësi 2 metra, teksa personi përgjegjës i stafit të shkollës do të realizojë matjen e temperaturës më termometër digjital, do të spërkasë duart me alkool ose dezinfektantë etj.
https://www.facebook.com/shahinibesa/videos/2664713167119113/

