TË FUNDIT

Rifillimi i shkollës, Besa Shahini ka një mesazh për nxënësit: Ja si do qëndroni në klasa

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka publikuar një video sot në Facebook si dhe ka një mesazh për të gjithë nxënësit.

Në video tregohet qartë se mësuesi duhet të qëndrojë 2 metra larg nxënësve dhe mësuesve të tjerë.

“Gjatë qëndrimit dhe mësimit në klasë, pa diskutim nxënësit dhe mësuesit do t’iu nënshtrohen rregullave strikte që kanë në fokus ruajtjen e shëndetit të gjithsecilit”, shprehet Ministrja Shahini teksa video shoqëruese jep në vija të përgjithshme mënyrën e qëndrimit dhe mësimit në klasë.

Ndërkohë brenda klasës, nxënësit qëndrojnë të ulur nga një nxënës në bankë, dhe bankat në të paktën 1.5 metra larg njëra-tjetrës.

https://www.facebook.com/shahinibesa/videos/2665573153699781/?t=0&v=2665573153699781

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat