TË FUNDIT

Ilir Meta nis konsultimet me partitë politike, ja çfarë pritet

Kreu i Shtetit Ilir Meta do të presë sot në Presidencë përfaqësues të partive politike lidhur me caktimin një date për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Takimet do të nisin me kreun republikan Fatmir Mediu, dhe vijojnë me përfaqësuesit e forcave të tjera politike.

Kreu demokrat Lulzim Basha pritet të jetë vetë i pranishëm në Presidencë rreth mesditës, ndërsa nga LSI, pritet të shkojë Endrit Braimllari.

Ndërkohë socialistët përmes Taulant Ballës kanë hedhur idenë që zgjedhjet të mbahen më 9 maj.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat