Policia e Krujës ka arrestuar dy persona pasi duke udhëtuar në drejtim të qytetit të Krujës, kur janë ndaluar nga postblloku i Policisë Rrugore për shkak të një parakalimi të gabuar, kanë kundërshtuar për shkak të detyrës shërbimet e Policisë dhe kanë thyer pasqyrat e mjetit të Policisë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit:
G.P., 19 vjeç dhe E. P., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 07.09.2020, duke udhëtuar në drejtim të qytetit të Krujës, këta shtetas, kur janë ndaluar nga postblloku i Policisë Rrugore për shkak të një parakalimi të gabuar, kanë kundërshtuar për shkak të detyrës shërbimet e Policisë dhe kanë thyer pasqyrat e mjetit të Policisë,” njofton policia.

