Një tjetër tragjedi ka ndodhur që në mëngjes. Bëhet me dije se një 58-vjeçar, ka qenë duke lëvizur me karrocë që tërhiqej nga një kafshë pune, nga e cila dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht dhe ka gjetur vdekjen.
Informacioni paraprak:
Sot rreth orës 07:15, në fshatin Frakull e Vogël, Fier, shtetasi F. L., 58 vjeç, ka qenë duke lëvizur me karrocë që tërhiqej nga një kafshë pune, nga e cila dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht dhe ka gjetur vdekjen.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.

