Një ngjarje tejet tragjike është shënuar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku një makinë ka përplasur një fëmijë 5-vjeçar.
Policia ka arrestuar shtetasin M. I., 58 vjeç, banues në Vlorë, pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin në lagjen “Hajro Çakërri” ka aksidentuar një shtetase të mitur 5 vjeçare, e cila ndodhet në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

