TË FUNDIT

Greqi-Shqipëri, 27 vite diferencë situata e njëjtë…por ‘ndryshuan’ gazetarët

Në vitin 1993, Presidenti i atëhershëm i Turqisë , Demirel, një politikan i përmasave botërore, inicioi për herë të parë, Konferencën e Bashkëpunimit të Vendeve të Detit të Zi.

Takimi bëhej në Pallatin e Sulltanit, në Stamboll. Merrnin pjesë të gjitha vendet, që kishin probleme me njëri-tjetrin. E veçanta e këtij takimi ishte se përveç sallës qendrore, në atë pallat të magjishëm, delegacionet bënin edhe takime dypalëshe, të vështira, por të dobishme! Unë ndiqja nga televizioni delegacionin e Shqipërisë, i cili kryesohej nga Presidenti Berisha!

Kishte edhe një situatë humori sepse Demirel na trajtoi si miq specialë dhe ne mbritëm në oborrin e Pallatit nga aeroporti me helikopter!

Me qindra gazetarë e kamera u vërsulën sepse kujtuan se ishte Jelcini, Presidenti i Rusisë.

Në fakt isha unë me operatorin e TV, që dolëm të parët nga helikopteri dhe përshëndetëm kolegët, nën dhjetëra blice. Sigurisht nuk doli Jelcini, por Presidenti ynë! E në këtë kuadër, Berisha u takua me Kryeministrin e Greqisë, Micotaqis !

Takimi ishte i tensionuar pasi ai i paraqiti Berishës 4 pika, të cilat Berisha nuk i pranoi !

Kështu e paraqita edhe unë në kronikën televizive që transmetova nga Stambolli! Midis të tjerave, thashë që të dy palët qëndruan në pozicionet e tyre!

Bëri bujë ky lajm sepse veshët e shikuesve për 50 vjet ishin mësuar të dëgjonin për takime miqësore e marrëdhënie të shkëlqyera !

Dëgjuan të njëjtën gjë edhe mbrëmë nga Kryeministri i tyre! Të shkëlqyera, me ligjin e luftës në mes, me Çamërinë që ulërin prej 75 vitesh dhe me detin Jon, ku jane në lojë miliarda dollarë, pasuri të Shqipërisë!

Mbrëmë kishte peshq, por nuk kishte gazetarë, të na tregonin sesa të shkëlqyera ishin marrëdhëniet midis nesh! Nuk kishte gazetarë, në këtë takim, me rëndësi jetike për Shqipërinë! Po mereshin me Besë !

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat