Një ngjarje e rëndë ndodhi pak më parë në aksin Rinas-Tiranë ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë 4 persona kanë mbetur të plagosur.
Për pasojë janë lënduar katër persona, mes të cilëve janë edhe dy efektivë policie, të cilët nuk ishin në shërbim kur ndodhi aksidenti. Raportohet se shkak për ngjarjen është bërë shpejtësia e lartë me të cilin lëvizte një mjet si dhe lagështira në rrugë.
Nuk dihet end gjendja shëndetësore e personave që kanë mbetur të plagosur.

