PD ka publikuar listët e kandidatëve për deputetë që do të votohen nesër në qarkun e Shkodrës.
Ajo që bie në sy është fakti se në listë mungon emri i Jozefina Topallit, për të cilën u tha fillimisht se mund të kishte një rikthim në PD. Po ashtu shihet se mes të propozuarave është dhe kryerbashkiakia aktuale e Shkodrës Voltana Ademi.
Dega Shkodër:
- Arben Gjuraj
- Artan Haxhi
- Bardh Spahia
- Bashkim Rroji
- Benardeta Syku
- Blendi Gjylbegaj
- Emiljano Pjetri
- Florian Bjanku
- Greta Bardeli
- Helga Sallaku
- Helidon Bushati
- Imeldi Sokoli
- Izmira Ulqinaku
- Ledina Mandija
- Lorenc Luka
- Mark Rupa
- Ndoc Ashta
- Nesti Kiri
- Nevila Bushati
- Ramiz Çobaj
- Romeo Gurakuqi
- Voltana Ademi
- Xhemal Bushati
Dega Vau i Dejës:
- Gjok Uldedaj
- Marin Tukaj
- Pjeter Lleshi
- Zef Hila
Dega Malësi e Madhe:
- Aldo Gega
- Aurel Markaj
- Ermira Cobaj
- Fatbardh Zekaj
- Ramadan Lika
Dega Pukë
- Antoneta Zaja
- Gezim Vata
- Hil Kola
- Lodovik Hasani
- Ndoc Faslia
- Prel Gjoni
- Rrok Doda
Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët e konfirmuar i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë. Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës. Pas këtij vlerësimi përfundimtar, lista me kandidatët që kalojnë fazën e tretë i dorëzohet për vendimmarje finale Kryesisë së Partisë Demokratike. Votimi i konsultimit të anëtarësisë ka përfunduar në Qarkun e Kukësit, Dibrës, Gjirokastrës dhe Beratit. Procesi po ndiqet nga afër nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, Sekretari Organizativ Sahit Dollapi dhe Sekretari i Burimeve Njerëzore, Ervin Minarolli.

