TË FUNDIT

Rama publikon shifrat: Biznesi i madh ka paguar 3 herë më shumë taksa në 5 vitet e fundit

Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, deklaron se 10 bizneset më të mëdha në vend kanë paguar taksa 3 herë më shumë gjatë qeverisjes së tij.

Ai ka publikuar disa shifra sipas të cilave, nga viti 2006-2013 këto biznese kanë paguar 13 miliardë lekë taksa ndërsa nga 2014-2019 kanë paguar 39 miliardë.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi dhe me këtë të dhënë krahasuese, e cila tregon fare qartë se “oligarkët” kanë paguar 3 herë më shumë taksa në 5 vjet, se sa në të gjitha vitet e qeverisjes së atyre që shpifin e shpifin që diçka të mbetet, ju uroj një ditë të mbarë

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat