TË FUNDIT

5 ditë në grevë urie, përkeqësohet gjendja shëndetësore e naftëtarit, niset me urgjencë në spital

Është përkeqësuar gjendja shëndetësore e njërit prej naftëtarëve të Ballshit që ndodhej në grevë urie prej 5 ditësh.

Aleksandër Mejdani ka shfaqur probleme me shëndetin dhe është dërguar me urgjencë në spital.

10 naftëtarë së bashku me bashkëshortet e tyre kanë vendosur të mos ndalen derisa të zbatohet vendimi gjyqësor që detyron kompaninë të shlyejë detyrimet e prapambetura karshi tyre.

Naftëtarët e Ballshit prej shumë muajsh vijojnë protestat e tyre pasi kanë pa marrë pagat e tyre si dhe kërkojnë rifillimin e punës në këtë rafineri me kontrata të vlefshme.

Greva e kaluar zgjati 12 ditë po në këto ambiente të qendrës shëndetësore pranë uzinës Ballsh ku naftëtarët morën pagat e prapambetura, por mbetën sërish të papunë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat