TË FUNDIT

Plas sherri në Elbasan në mes të lokalit, dhjetëra të shoqëruar dhe disa të plagosur…

Një sherr masiv ka tronditur mbrëmjen e djeshme qytetin e Elbasanit, ku disa të rinj janë përleshur me sende të forta dhe shishe në një lokal, ndërkohë që kanë mbetur të plagosur tre prej tyre.

Mësohet se policia ka shoqëruar dhjetra persona. Sherri ka ndodhur në një lokal në të cilin në fillim të muajit gusht shpërtheu një sasi tritoli.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, e cila fatmirësisht mbeti me tre të lënduar lehtë dhe dëme materiale.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat