TË FUNDIT

Mbahet sot Asambleja e PS, zbardhet axhenda, ja ç’pritet të ndodhë…

Do të mbahet sot Asambleja e PS në ambientet e amfiteatrit të Liqenit Artificial, në orën 15:30, ku pritet të jenë të pranishëm 350 anëtarët e PS.

Në pjesën e parë të takimit, do të jetë kryeministri Rama ai që do të mbajë fjalën hapëse, dhe më pas do të bëhet dhe zgjedhja e organeve drejtuese të PS.

Mbetet për t’u parë nëse Rama do të komunikojë ndryshime në qeveri, të cilat përfliten prej muajsh.

Axhenda e Asamblesë së PS-së

Pjesa e parë

Hapja e mbledhjes.

Fjala e Kryetarit të Partisë dhe Kryeministrit, Edi RAMA.

Propozimi dhe zgjedhja e organeve drejtuese të Partisë.

 

Pjesa e dytë

Projekt-Rregullore për organizimin dhe zhvillimin e fushtaës ”Zgjidh deputetin tënd”;

Miratimi i Librit të Rregullave të Partisë:

Projekt -rregullore: “Organizimi dhe funksionimi i AK të Partisë” ;

Projekt- rregullore: “Organizimi dhe funksionimi i Kryesisë së Partisë”;

 

Projekt-rregullore: “Organizimi dhe funksionimi i Sekretariatit Ekzekutiv të Partisë”;

Projekt-rregullore: “Komisioni i Garancive Statutore dhe Etikës”;

Projekt-rregullore: “Kryefinancieri dhe Këshilli i Mbikëqyrjes Financiare të Partisë”;

Projekt-rregullore: “Strukturat organizative vendore të Partisë”;

Projekt-rregullore: “Grupi i këshilltarëve socialistë në bashki”;

 

Projekt-rregullore: “Strukturat elektorale vendore”;

Projekt-rregullore: “Kodi i Etikës në Parti”;

Projekt-rregullore: “Kodi i Zgjedhjeve në Parti”;

Projekt-rregullore: “Votëbesimi në parti”;

 

Projekt-rregullore: “Marrëdhëniet e partisë me Organizatat e tjera”;

Projekt-rregullore: “Dokumentacioni në parti dhe administrimi i tij”;

 

Mbyllja e mbledhjes.

Shënim: E detyrueshme mbajtja e maskës nga pjesëmarrësit në mbledhje

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat