TË FUNDIT

Ish-deputeti socialist me koronavirus, ja gjendja shëndetësore e tij…

Është prekur nga COVID, ish-deputeti Bukurosh Stafa, i cili aktualisht është kryetar i Këshillit të Qarkut Elbasan.

Bëhet me dije se ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe aktualisht është karantinuar në banesë.

Gjithashtu një pjesë e mirë e stafit të këshillit bashkiak janë karantinuar deri në daljen e përgjigjes së tamponit.

Ndërkohë, kujtojmë se Stafa nuk është i vetmi politikan shqiptar që është infektuar, pasi më parë e ka kaluar Covidin edhe deputeti Adriatik Alimadhi, Ralf Gjoni, Enver Roshi, Eljo Hysko dhe disa të tjerë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat