TË FUNDIT

Detaje të reja nga atentati në Shkodër, gjendet mjeti që përdorën autorët, ç’po dyshohet?

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati ndaj që iu bë dje shefit të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, Mentor Hasanaj. Motoçikleta është gjetur rreth 500 metra nga vendi në të cilin është kryer atentati.

Autori e ka braktisur mjetin ndërkohë që më pas mendohet se është larguar në këmbë.

Policia e Shkodrës po ushtron kontrolle në zonë pasi dyshohet se autori nuk është larguar nga perimetri ku është kryer átentati ndaj Drejtorit të Pòlicisë Bashkiake.

Tre persona janë shoqëruar në polici si të dyshuar për ngjarjen.

Kujtojmë se atentati me armë u zhvillua ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, në drejtim të makinës së policisë bashkiake të Malësisë së Madhe, ku mbeti i plagosur shefi i Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, Mentor Hasanaj si dhe babai i tij Xhelala Hasanaj.

Si pasojë e të shtënave janë plagosur rëndë babë e bir, ku sipas informacioneve Xhelal Hasanaj ka marrë dy plumba në gjoks dhe është aktualisht në koma farmakologjike. E rëndë është situata shëndetësore edhe për Shefin e Policisë Bashkiake, i cili ka marrë dy plumba në kokë dhe një në hundë dhe ndodhet në spitalin e Traumës duke luftuar me jetën.

Policia njoftoi se shefi i Policisë po udhëtonte në makinë me babain e tij dhe bashkëshorten, Vjollca Hasanaj 29 vjece, ndërkohë që janë qëlluar nga një motorr në ecje.

Mentor Hasanaj nuk rezulton të ketë pasur konflikte, por mund te jetë edhe për shkak te detyrës.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat