TË FUNDIT

Denoncimi/ Përmbyten tokat në Akërni të Vlorës, fermerët të shqetësuar: Uji ka bllokuar rrugët, nuk kemi si të kalojmë…

Situata e reshjeve në vendin tonë ka sjellë problematika të mëdha në Akërni të Vlorës. Një fermer ka denoncuar në Rea-News situatën në të cilën ndodhet fshati si pasojë e përmbytjeve të mëdha dhe bllokimit të rrugëve që lidhin tokat me njëra-tjetrën.

Denoncimi

Jam nje blektor dhe fermer njëkohësisht. Dua te ngre një shqetësim mbi kanalet e mëdhenj kullues ku nuk e kryejnë funksionin e tyre. Siç shihet dhe ne video uji ka dal mbi kanal dhe ka bllokuar rrugët qe lidhin tokat me njëra-tjetrën ..Nje dit shi ra dhe shiko ne ç’gjendje janë, imagjino të bjerë 1 jav shi çfarë mund te ndodhi ..Flm nqs mund ta ngrini si problem.

Sepse jemi ne hall s’mund te mbjellim dot as tokat e as te kullosim bagëtitë sepse s’kemi ku te kalojmë nga uji ka zënë rrugët ..Nuk dimë ku të ankohemi.

Po bëjnë 2 dit reshjet qe kanë pushuar dhe situata s’ka ndryshuar sepse  as pompat e hidrovorit në fshatin Akërni nuk punojnë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat