TË FUNDIT

Përplasje të forta në Kuvend, Maliqi zbulon ç’ka bërë Ministri me vëllezërit, Lleshaj i plas historinë e Rrëshenit…

Fill pas deklaratës së fortë të bërë nga deputeti Lefter Maliqi gjatë interpelancës në Kuvend me Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj ka ardhur dhe reagimi i këtij të fundit.

Lleshaj tha se do të donte që të mos bëheshin asnjëherë publike, historitë që Maliqi ka pasur kur ka qenë në krye të Policisë në Rrëshen, ndërsa e sfidoi deputetin që të provojë Vetingun në Polici, nga e cila është larguar dy herë.

“Uroj që historitë e Rrëshenit mos të bëhen kurrë publike për ju, pasi kanë qenë pa lavdi. Meqë ra fjalë për Vetingun, mund ta bësh atë, dhe të certifikohesh për tiu thënë shqiptarëve se kush je. E ke mundësinë që tiu thuash sot shqiptarëve se pse je larguar dy herë nga Policia e Shtetit”, tha Lleshaj, ndërkohë që Maliqi tha se në të dyja rastet ai është larguar me dëshirën e tij nga Policia.

“Po është e vërtetë se në Mirditë jam kërcënuar nga Agim Pepa, dhe e kam arrestuar. Jam larguar nga Policia e Shtetit dy herë, me kërkesën time, kur të duash herën tjetër ti sjell dhe shkresat , që kam ikur me dëshirën time, ju ka prishur karrigia shumë, nuk po merrem me ato të tuat,. Që i ke dhënë tre vëllezërve të tu repartet ushtarake, dhe as me shtëpinë në Lalz”, tha Maliqi në deklaratën e tij, duke lënë pas shumë pikëpyetje lidhur me akuzat e ndërsjellta.

Gjatë interpelancës së thërritur nga deputeti Lefter Maliqi, me ministrin e brendshëm Sandër Lleshaj, sa i takon nivelit të kriminalitetit në vend, nuk munguan akuzat dhe deklaratat.

“Ca je në probleme me PS, ca je me probleme që duan të heqin nga zyra, nuk ke çfarë të bësh. shqiptarët nuk kanë nevojë për lexim hartimesh dhe për shifra false. Ju thoni se në 2016 ka pasur drogë më shumë se në 2020, lërini këto përrallat me shqiptarët, po të keni vullnet ju për dy ditë vendoset rendi në Shqipëri.

Shpresoj dhe besoj shumë që mos të kesh fatin e Saimir Tahirit, dhe ministrave të tjerë socialistë, më vjen keq për ty se nuk je as socialist dhe as rilindas, në  të gjithë këtë hartim që bëre këtu, janë një krahasim që nuk ja vlen për shqiptarët.

Juve ju ka prishur karrigia e ministrit, makina luksoze dhe privilegjet.

Me lekët që ke blerë makinën, mund të blije 100 dronë, dhe nuk kishe pse i çon policët atje në male, me byrekë në dorë, ju çoni 1 mijë policë për të shembur teatrin, e për të kontrolluar maskat, kjo është mosmirënjohje ndaj tyre.

Arben Frashëri, që u hoq nga Vetingu, për 2 milionë lekë që i kishte bërë në emigracion, po ai drejtori jot i Ilirian Gardian, që po bën afera me 5 milionë euro, nuk e gjen gjë. Nëse filmimet që kanë nxjerrë gazetarët nuk janë të sakta, atëherë pse nuk i denonconi këta gazetarë.

Ta harroni se mund ti fitoni zgjedhjet duke keqpërdorur policët, krimi po i bën presion institucioneve, çfarë është policia për të përdorur gaz lotsjellës? Do mbash përgjegjësi nesër, të njoh shumë mirë si ushtarak, dhe më vjen keq që po të përdor kaq keq ky, do përfundosh rrugëve si Saimir Tahiri”, tha Maliqi në Kuvend.

Që në nisje të seancës, Maliqi u shpreh se do të donte që sot të fliste si ekspert, ndërsa pyeti Lleshajn lidhur me vrásjen e dy të rinjve në Malësinë e Madhe, apo pamjet e parcelave me kanabis që janë bërë publik nga gazetarë të ndryshëm.

”Ngushëllime familjeve të dy të rinjve në Malësinë e Madhe, që humbën jetën për shkak të paaftësisë së parandalimit të policisë në fushën e krimit, c’mund të na thoni për kriminalitetitn, ndërkohë që Cela po thotë se krimi ka pushtuar qytetin e Elbasanit, për vrásje makabër në Lushnje e Shkodër, për problemet e drogës, ku dy ditë më parë u kapën 1.2 ton drogë.

Vrásjen që u bë në Malësinë e Madhe, por çmund të na thoni edhe për parcelat me drogë, kur s’kemi marrë asnjë masë po policët. Ç’mund të na thoni për Vettingun skandaloz në Polici, për veprimet e OFL-së dhe veprimet e tyre të famshëm apo për policinë shtetërore”, ishin pyetjet e Maliqit në Kuvend, të cilave Lleshaj iu përgjigj duke thënë se situata e rendit në Shqipëri, është më e mira që ka qenë ndonjëherë.

“Shqipëria ka sot situatën e saj më të mirë të rendit në vend, pikë. Sa për shembull Shqipëria numëron 1.7 vrásje për 100 mijë banorë, ndërsa mesatarja e BE-së është 1.2. Tirana nuk ka asnjë zonë të saj ku nuk mund të kalohet, megjithë përpjekjet e mediave që tentojnë ta nxijnë situatën.

Do të kërkoni më kot një shembull tjetër, të ngjashëm me vendin tonë, kur mediat mbahen vetëm me lajme kronike. 3 herë më shumë vrásje ka Polonia që është pjesë e BE-së, ka shumë vende të tjera që e kanë më të lartë numrin e vrásjeve, e megjithatë lajmet e kronikës nuk janë në ballinë.

Mezor kanë arritur që të shkrepin ndonjë foto me parcela me disa bimë, janë hedhur shumë para për të bërë ato foto, dhe më pas e mbushin me pamje arkive. Kanabisi në Shqipëri ka marrë një goditje përfundimtare, cilat janë provat për këtë.

Së pari operacionet e gjëra në bashkëpunim me Guarda Di Finanza, që kanë dalë në konkluzionin se parcelat janë vendosur në zona shumë të thella, dhe në parcela shumë të vogla. Së dyti niveli i drogës së kapur në brigjet përtej Shqipërisë, është ulur ndjeshëm”, u shpreh Lleshaj.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat