fbpx

“Dita ime nis dhe mbyllet me telefonatën e…”. Rama zbulon Ministren e ‘preferuar’

ert.jpg

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, është ajo me të cilën kreu i qeverisë nis dhe mbyll ditën me telefonata, lidhur me garën për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Rama tha se vendi më në fund do të ketë katër aeroporte, pas Tiranës, Kukësit, Vlorës dhe Sarandës, ku duhet thënë se tre të fundit janë ende projekte në letër.

“Dita ime nis me telefonatën me ministren që në mëngjes, dhe mbyllet me telefonatën me të, për të çarë pengesat që ka shkaktuar pandemia për ndërtimin e aeroportin të Vlorës. Gara është ndërprerë për momentin si pasojë e pandemisë, dhe ne duam që të garantojmë pjesëmarrjen e kompanive që merren me aeroporte, që në fakt janë pjesa edhe më e goditur nga pandemia.

Sa të mbyllet gara për aeroportin e Vlorës, ne jemi gati të hapim garën për aeroportin e Sarandës, që do të jetë më i vogël, dhe natyrisht me impakt strategjik për turizmin. Po ashtu do të kemi një transformim të portit të Durrësit dhe të Vlorës, përfshihet dhe një port turistik në zgjatimin e Lungomares, për të krijuar një kanal të ri kontakti me Vlorën”, u shpreh Rama.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303