Konspiracionisti Alfred Cako ishte dje në emisionin “E Diell”, ku deklaroi se shumë shpejt njerëzimi do të përballet dhe me tre karantina të tjera, pas asaj që po ndodh me Covid 19.
E para sipas Cakos do të nisë në muajin dhjetor. Ndërsa në muajin shkurt, sipas tij do të hidhet edhe një virus tjetër, i quajtur “virusi 21”, ndërsa për planin në fjalë tha se po citonte një të afërm të kryeministrit kanadez.
“Ka një plan për tre karantina. Është deri në fillim të dhjetorit i pari. Më pas do të fillojë përsëri, do të hidhet ajo që quhet virusi 21. Ky është të paktën plan i nxjerrë nga një i afërmi i kryeministrit kanadez. Duan të bëjnë edhe dy karantina të tjera. Virusi që mendojnë të hedhin në shkurt, do të jetë një virus shumë i fortë, nëse Trump do t’i lejojë dhe do të ketë problem të brendshme në SHBA”, u shpreh Çako, ndërsa nuk la pas dhe një parashikim për zgjedhjet në SHBA.
Çako u shpreh se ai shpreson që ato të fitohen nga Trump, pasi në të kundërt ajo që do ndodhë me të gjitha vendet, nuk do jetë aspak e mirë.

