TË FUNDIT

U plagos me armë, 31-vjeçari shkon ‘me këmbët e veta te Trauma’ dhe kërkon mjekim, por ç’i tha Policisë? Detajet

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku një 31-vjeçar i cili është p0lagosur në këmbë me armë zjarri është paraqitur në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ka kërkuar të marrë mjekim.

Ekipi shëndetësor i ka dhënë menjëherë ndihmën e parë 31 vjeçarit Leo Hera, që ka shkuar “me këmbët e veta” në spital, dhe ka njoftuar policinë. Pasi ka marrë mjekim dhe është vlerësuar se i plagosuri ishte jashtë rrezikut për jetën, ai është marrë në pyetje.

Me plagë plumbi në këmbë, personi i plagosur, ende i paidentifikuar, nuk ka pranuar t’i tregojë Policisë së kush dhe pse e kanë qëlluar. Ai ka thënë vetëm se në rrugën “Don Bosko” e ka qëlluar me armë një person i paidentifikuar.

“Me datë 02.11.2020, rreth orës 23:05, është njoftuar Salla Operative se në spital është paraqitur shtetasi L.H., 31 vjeç, i dëmtuar në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.

31-vjeçari ka kallëzuar se në rrugën “Don Bosko”, është plagosur me armë zjarri në këmbë nga një person ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor vijon punën për sekuestrimin e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat