Sot nga Statusi i ish liderit të opozitës është denoncuar një rast përdhunimi në Kavajë e një të miture 13-vjeçe nga 8 djem
Lajmi është bere i ditur nga një qytetare qe ka treguar ngjarjen ish kryeministrin Sali Berisha.
‘Përdhunohet një vajzë dhe fshihet krimi- shkruan Berisha në statusin e tij në Facebook. Ndër të tjera ‘qytetari dixhital’ ka treguar se kjo ngjarje ka ndodhur para një muaji.
13-vjeçarja, nxënëse në shkollën 9-vjeçare ‘Rilindja’ u përdhunua nga 8 djem dhe ngjarja u mbajt e fshehur nga gjithë instancat- vijon të thuhet në postimin e Berishës.
Statusi i plotë:
Perdhunohet nxenesja, fshihet krimi!
Ndaj perdhunuesve nuk merret asnje mase, anetaresohen ne FRESSHin kanabist.
Lexoni mesazhet e qytetareve dixhital! sb
Doktor pershendetje. Jam nje zonje nga kavaja. Dua te denoncoj menyren flagrante se si drejton sot ZA e kavajes zonja Sonila Peza. Prej 2 muajsh ne shkollen 9 vjecare rilindja 8 nxenes te asaj shkolle kane perdhunuar nje vajze. ZA dhe drejtoresha e saj nuk kane mare asnje mase per kete skandal. Kemi frike te cojm femijet ne shkolle . Kto jane drejtoreshat e shkollave te rilindjes. Ju lutem publikojeni.
Përshëndetje doktor Berisha. Në shkollën 9-vjeçare “Rilindja “Kavajë perpara 1 muaji u perdhunua nga një grup prej 8 djemsh një vajzë 13 vjeçare. Kjo ngjarje është mbajtur e fshehte nga te gjithë instancat. E gjithë qyteti e di .Respekte. Ju lutem anonim pasi ju e dini sh mirë se çfarë ndodh më pas.

