Filmi “UglyDolls” është një film i zhanrit komedi.

Filmi amerikan i animuar me regjisor Kelly Asbury, është prodhuar nga Robert Rodriguez përmes kompanisë së tij të prodhimit, “Troublemaker Studios”, dhe me skenar të shkruar nga Blaise Hemingway, Erica Rivinoja dhe Larry Stuckey.
Filmi bazohet në lodra prej pelushi me të njëjtin emër.

Filmi përmban zërat e shumë këngëtarëve dhe aktorëve të famshëm si:
Kelly Clarkson, Nick Jonas, Wanda Sykes, Gabriel Iglesias, Pitbull, Wang Leehom, Blake Shelton, Janelle Monae, Emma Roberts, Charli XCX, Lizzo, dhe sigurisht një prej zërave i është besuar edhe shqiptares së famshme, Bebe Rexha.
Filmi i animuar është planifikuar të publikohet më 3 maj 2019, nga ‘STX Entertainment’.

Bebe ndjehet shumë e entuziazmuar për këtë projekt, edhe për faktin që i është besuar zëri i njërit prej personazheve.
Ajo e ka konfirmuar pjesmarrjen e saj dhe ka publikuar videon e trailerit të filmit në llogarinë e saj zyrtare në Instagram./real-news.tv

