Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa sapo na ka bërë sërish krenar dhe të lumtur me lëvizjen e saj të radhës.
Bukuroshja do të jetë pjesë e ‘Grammy Awards’, ku edhe do të performojë hitet e saj.
Ky lajm është bërë i ditur nga vetë Dua me anë të një postimi në rrjetin social ‘Instagram’.

Kujtojmë që ditën e sotme, u bë me dije se këngëtarja me famë botërore Ariana Grande nuk do performojë, pasi nuk i lejohet të këndojë këngën e saj më të re ‘7 rings’.
Gjithsesi, ne shpresojmë që performanca e Dua Lipës të jetë ndër më të mirat e mbrëmjes. Bravo Dua!/real-news.tv

