Të dielën mbrëma, kandidatët për ceremoninë u mblodhën në sallën Royal Albert në Londër,per te ndare cmimet e eventit të madh të filmit BAFTA Awards 2019.
Filmi i cila ka domiuar në çmimet dhe trofet e marra eshte “The Favourite” e cila ka siguruar plot 7 çmime nga 12 nominime
Olivia Colman mori çmimin ‘Aktorja më e mirë’ ndërsa Rachel Weisz çmimin ‘Aktorja më e mirë mbështetëse’.
Filmi meksikan Roma fitoi ”Filmi më i mirë” dhe Rami Malek mori çmimin ‘Aktori më i mirë’ për rolin e Freddie Mercury në Rhapsody Bohem.
Fituesit kryesorë
The Favourite: 7 çmime, nominuar në 12 kategori
Roma: 4 çmime, nominuar në 7 kategori
Bohemian Rhapsody: 2 çmime, nominuar në 7 kategori
Black Panther: 1 çmim, nominuar në 1 kategori
BlacKkKlansman: 1 çmim, nominuar në 5 kategori
Green Book: 1 çmim, nominuar në 4 kategori
Vice: 1 çmim, nominuar në 6 kategori
A Star is Born: 1 çmim, nominuar në 7 kategori

