TË FUNDIT

Victoria nuk do të përdorë lëkurën e kafshëve në koleksionin e saj

Victoria Beckham ka ndaluar përdorimin e lëkurës së kafshëve në veshjet e saj.

Linja e Beckham nuk ka përdorur kurrë gëzofin e kafshëve, por premtimi i saj i fundit nënkupton se veshjet dhe aksesorët e tjerë të bërë nga lëkura e aligatorëve, gjarpërinjve dhe lëkura e hardhucave do ndërpritet që nga vjeshta e viti 2019.

Veprimi i Beckham është mirëpritur nga aktivistët e të drejtave të kafshëve. Victoria ndoqi gjurmët e markave të mëdha përfshirë “Chanel” dhe “Vivienne Westwood”.

Vendimi u përshëndet edhe nga grupi i të drejtave të kafshëve PETA, që ka bërë fushatë kundër përdorimit të lëkurës së gjarpërinjve në industrinë e modës./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat