Këngëtarja e talentuar Jonida Maliqi e cila pritet të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, ka nisur xhirimet e videoklipit të këngës fituese “Ktheju Tokës”.
Jonida ka publikuar disa prapaskena nga videoklipi si edhe ka zbuluar edhe veshjen e saj.
Nëpërmjet rrjetit social Instagram ku artistja është mjaft aktive, ajo ka ndarë disa momente gjatë xhirimeve.




Ajo gjithashtu ka prezantuar edhe profesionistët me të cilët po bashkëpunon për realizimin e klipit.
Stilisti i njohur Ardi Asllani është kujdesur për fustanin e saj i cili duket mjaft i veçantë.


Videoklipi pritet të publikohet në datën 8 mars.
Në 16 maj Jonida Maliqi pritet të ngjitet për herë të parë në skenën e madhe të ‘Eurovision’./real-news.tv

