Jennifer Lopez është fejuar me të dashurin e saj, sportisti Alex Rodriguez
Lajmin e bënë të ditur vetë çifti nëpërmjet Instagram-it.
“Ajo tha po” ishte fotografia që Rodriguez e publikoi, e të njëjtën foto e postoi edhe J.Lo në profilin e saj.
Çifti kanë shkuar për pushime në Majami, ku Rodriguez i ka bërë edhe propozimin këngëtares 40 vjeçare.
Menjëherë pas postimit të fotografisë, çifti ka marrë urime nga fansat e tyre.
Këngëtarja dhe i dashuri i saj sportist kanë dy vite së bashku .
Të dy kanë nga dy fëmijë nga martesat e mëparshme dhe shpeshherë shihen të gjithë së bashku si një familje e lumtur në udhëtimet e tyre. Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez po dalin që prej muajit mars të vitit 2017./real-news.tv

