Mediat e huaja raportojnë se Angelina Jolie do të martohet me një miliarder britanik.
Po, është e vërtetë. Aktorja, regjisorja dhe filantropja mendohet se jo vetëm po shoqërohet me një miliarder britanik, por ata madje kanë planifikuar edhe dasmën e tyre.
‘Life & Style’ ka raportuar se çifti do të martohet në Chateau Miraval(pikërisht në vendin ku Jolie u martua me Brad Pitt në 2014) dhe se Brad e mori vesh lajmin nga vajza e tyre Shiloh.
Kujtojmë se Jolie është ende ligjërisht e martuar me Brad Pitt.
Nuk dihet ende nëse ky lajm është i vërtetë, por një burim shumë pranë Jolie tha se 43-vjeçarja po jeton ditët e saj më të mira e vetme, dhe se nuk po del me asnjë mashkull.
”Angelina nuk po del me asnjë për momentin dhe ndihet shumë mirë. Ajo kaloi një periudhë të vështirë pas ndarjes nga Brad, por e ka kaluar atë moment të vështirë falë dashurisë së gjashtë fëmijëve të saj. Ajo ende nuk ndihet gati të shoqërohet me ndonjë mashkull seriozisht derisa të finalizohet divorci me Brad. Deri atëherë, ajo do të vazhdojë të përqendrohet te fëmijët dhe puna e saj”-u shpreh një burim pranë Angelina Jolie.

