TË FUNDIT

Shitet në ankand koleksioni i George Michael

Një koleksion arti i këngëtarit të ndjerë të njohur,George Michael është shitur në ankand për 9,26 milionë stërlina. Krahas muzikës, George ka qenë shumë i apasionuar pas artit dhe koleksiononte vepra të shumta.

Në mes të shumë veprave, dy ndër ta ishin nga artistët Damien Hirst dhe Tracey Emin. Një gorillë e bronzit nga Angus Fairhurst që përdorej për t’u ulur në kopshtin e Michael, u vlerësua me 118,750 sterlina.

Mësohet se 130 vepra arti janë shitur online gjatë 2 javë të para të muajit mars, ndërsa 75 të tjera janë shitur në ankand.

Të ardhurat do të shkojnë për përfundimin e një vepre filantropike të këngëtarit të ndjerë./real-news.tv

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat