Modelja e njohur shqiptare Xhesika Berberi ka qenë mbrëmjen e djeshme në një event “Daily Front Row Awards” në Los Angeles, ku ishin të ftuara disa nga emrat më të njohur të botës së modës dhe jo vetëm.
Modelja ndau me ndjekësit e Instagram-it disa momente, ku tregoi sesa pranë ndodhej me Lady Gaga-n, Adriana Lima-n apo Candice Swanepoel-n.
Ajo pozoi me dy nga modelet e “Victoria’s Secret”, Candice Swanepoel, dhe Stella Maxwell.

“Profili im nuk është dukur kurrë kaq bombë”, shkroi Xhesika në mbishkrimin e fotos.

