TË FUNDIT

Meghan Markle thyen traditën mbretërore

Duket sikur Duka dhe Dukesha e Sussexit mund të kenë zgjedhur karrocën e fëmijës së tyre.

Por kjo zgjedhje duket se nuk është në përputhje me traditën mbretërore.

Një makinë shpërndarëse nga marka “iCandy” u zbulua se ka hyrë në shtëpinë e çiftit mbretëror javën e kaluar duke u lënë hapësirë spekulimeve se çifti ka zgjedhur një karrocë fëmijësh shumë luksoze.

Një markë e tillë ishte zgjedhur edhe nga të famshmit si Victoria Beckham, Natalie Portman dhe Elton John.

Karrocat e një marke të tillë kushtojnë deri në 1500 paund.

Ndërkaq, Familja Mbretërore tradicionalisht ka favorizuar markën klasike “Silver Cross” për fëmijët mbretërorë./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat