TË FUNDIT

Kur do të martohet Jennifer Lopez?

Duket se Jennifer Lopez po merr gjithë kohën e duhur për ta planifikuar dasmën e saj me Alex Rodriguez.

“Nuk kemi nisur planifikimin e dasmës akoma. Ju e dini, ne sapo jemi fejuar. Pas pushimeve dhe fejesës, kemi filluar menjëherë të punojmë dhe gjatë gjithë vitit do të kemi shumë punë, prandaj nuk e di si do t’ia bëjmë”.

“Nuk kemi vendosur akoma nëse do të kemi një dasmë në këtë periudhë apo do të presim akoma. Nuk dimë akoma asgjë”, ka thënë ajo në një intervistë të dhënë së fundmi.

Një burim pranë çiftit ka thënë se ndonëse çifti akoma nuk janë duke planifikuar dasmën e tyre, një gjë dihet me siguri – fëmijët e tyre do të jenë pjesë e kësaj dite të rëndësishme për çiftin.

Lopez ka binjakët 11 vjeçarë Max dhe Emme me ish-bashkëshortin Marc Anthony, ndërsa Rodriguez ka vajzat Ella (10) dhe Natasha (14) me ish-bashkëshorten Cynthia Scurtis.

49 vjeçarja Lopez dhe 43 vjeçari Rodriguez kanë bërë publike fejesën e tyre më 9 mars, pas dy vitesh lidhje dashurie.

Fjalët e përhapura për tradhti nga ana e Rodriguez duket se nuk kanë ndikuar në lidhjen e tyre, madje e kanë bërë më të fortë.

Jennifer shfaqet kudo me të fejuarin e saj dhe ai e mbështet aktoren dhe këngëtaren e famshme në çdo projekt të sajin.

J.Lao sapo hodhi në treg këngën e saj të fundit në bashkëpunim me French Montana, e cila duket se është pritur mjaft mirë nga publiku.

Ajo gjithashtu po xhiron filmin e saj më të fundit, ”The hustler”, ku do të luajë rolin e një striptisteje./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat