Marie Çoba (1875-1954) ishte feministja e parë shqiptare.
Ajo themeloi organizatën “Gruaja Shqiptare”.
Maria botonte shpesh artikuj të cilat i kushtoheshin grave dhe përdorte pseudonime të ndryshme.
Ajo njihet për kontributin e saj në luftën për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga copëtimi si edhe për emancipimin e femrës shqiptare.
Ajo ka thënë:
“Vetëm kur të arrihet të mbushen mësonjtoret me vajza ashtu si me djem, vendi ynë do të rradhitet në vendet e qytetëruara”

Në këtë fotografi qëndron Marie Çoba dhe Ndoc Çoba bashkëshorti i saj, i cili vdiq nga regjimi komunist në burg pas torturave të shumta.
Ai ishte ishte veprimtar politik, pjesëmarrës në Kuvendin e Vlorës, përfaqësues i Shkodrës në Kongresin e Lushnjës, ministër i Financave (1920), kryetar i bashkisë së Shkodrës (27 gusht 1937-24 qershor 1939), një nga organizatorët e Konferencës së Pezës, botues.
Kjo fotografi është shkrepur nga fotografi i njohur shqiptar Kel Marubi dhe i përket vitit 1930. /real-news.tv

