Mësohet se së fundmi kompania e njohur “Sony Picture” do të risjellë versionin e Hirushes.
Roli kryesor i është besuar këngëtares së famshme Camila Cabello e cila pritet të luajë rolin e princeshës.

Këngëtarja e hitit “Havana” do të përfshihet në projektin e James Corden.
“Hirushja” do të jetë një version i orientuar nga muzika i përrallës tradicionale të vajzës jetime që ka një njerkë të keqe.
“Sony” do të nisë shumë shpejt prodhimin e këtij projekti. /real-news.tv

