Madonna së shpejti do të sjellë albumin e saj më të ri.
Mbretëresha e muzikës pop ka konfirmuar përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale se albumi titullohet “Madame X”.
Kujtojmë se albumi “Madame X” është i 14-ti me radhë i këngëtares 60-vjeçare.
Së fundmi, Madonna ka konfirmuar pjesëmarrjen në festivalin evropian të këngës “Eurovision” i cili këtë vit do të mbahet në Izrael.
Madonna do të performojë dy këngë gjatë garës së këngës në Eurovision, e cila do të mbahet në Izrael muajin e ardhshëm.
Ikona e muzikës pop do të performojë para më shumë se 180 milionë shikuesve në skenën në Tel Aviv më 18 maj.
Shfaqja e saj u njoftua fillimisht nga Live Nation Israel, i cili tha se performanca e saj do të jetë “historike”.
Ekipi i Madonës konfirmoi lajmin për BBC-në, por organizatorët e Eurovizionit janë treguar diskret në dhënien e informacioneve./real-news.tv/

