A do mbyllen shkollat? Ministria e Arsimit jep njoftimin

men.jpg

Ndonëse rastet me COVID kanë ardhur në rritje, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë nuk parashikon mbyllje të institucioneve shkollore.

Deri tani, pozitivë për këtë sëmundje kanë rezultuar 54 mësues dhe 22 nxënës të infektuar.

Në MASHT kanë deklaruar se shkollat nuk do të mbyllen, por se do të organizojnë mësimin sipas udhëzuesit të përgjithshëm të Ministrisë duke respektuar 3 skenarët, mësim në shkolla, mësim i kombinuar dhe mësim online, varësisht nga situata me pandeminë.

“Aktualisht gjendja në shkolla është në rregull, shkollat po i respektojnë udhëzimet e MASH-it, MSH-së dhe IKSHPK-së. Përkatësisht, po operojnë bazuar në udhëzuesin e përgjithshëm të MASH-it për organizimin e mësimit në kushte pandemie dhe protokollin e reagimit ndaj pandemisë Covid-19”, kanë deklaruar nga Ministria.

Ndërkohë që kryeministri Avdullah Hoti nuk është përgjigjur nëse mund të mbyllen sërish shkollat në rast se përkeqësohet situata me pandeminë, por ka thënë se do të veprohet sipas protokolleve në fuqi.

“Në atë moment që paraqitet një rast ndiqen protokollet e nevojshme që i kemi zhvilluar edhe brenda bashkë me IKSHPK-në dhe me Ministrinë e Shëndetësisë duke ndjekur edhe përvojën ndërkombëtare të OBSH-së”, ka thënë Hoti.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303